Bota

Video/Shoferët bllokojnë autostradën për të marrë paratë që ranë nga një automjeti i blinduar

Shoferët u grumbulluan për të marrë para të premten në mëngjes pasi çanta me para ranë nga një kamion i blinduar në një autostradë të Kalifornisë Jugore.

“Një nga dyert u hap dhe çanta me para ranë jashtë,” thanë zyrtarët.

Disa çanta u hapën, duke shpërndarë para – kryesisht kartëmonedha 1 dhe 20 dollarë – në të gjitha korsitë dhe duke e çuar autostradën në një ndalesë kaotike, shkruan AP.

Lexo më shumë  Kritiku i Kremlinit, Ilya Yashin vendoset në izolim

Videoja e postuar në internet tregoi disa njerëz duke qeshur dhe kërcyer ndërsa mbanin tufa me para.

Dy persona u arrestuan në vendngjarje dhe u paralajmërua se të tjerët që do të zbuloheshin se i kishin marrë paratë mund të përballeshin me akuza penale.

Kushdo që merrte para iu kërkua t’i sillte në zyrën përkatëse.

Autoritetet nuk thanë menjëherë sa para u humbën. Megjithatë, të paktën një duzinë njerëzish i kishin kthyer paratë që i kishin mbledhur deri të premten pasdite.

Lexo më shumë  Suedia i ofron Ukrainës ndihmë tjetër ushtarake me vlerë 6,5 miliardë euro
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *