Bota

Tesla paditet nga punonjësja për ngacmim seksual në vendin e punës

Një punëtore në fabrikën e Tesla-s në Fremont të Kalifornisë, ka paditur kompaninë e drejtuar nga Elon Musk, duke e akuzuar atë për nënshtrimin e grave në “kushte makthi, të ngacmimit të shfrenuar seksual”.

Jessica Barraza, një 38-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, ngriti padinë të enjten në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, në Qarkun Alameda.

Ajo tha se ishte e punësuar në Tesla që nga tetori i vitit 2018, dhe është përballur me “komente dhe prekje pothuajse të përditshme seksualisht ngacmuese” nga kolegët e punës, drejtuesit mbikëqyrës dhe madje edhe vetë mbikëqyrësit, sipas padisë.

Jessica Barranza, e cila punon netëve në fabrikë, ka deklaruar se i është nënshtruar komenteve të turpshme nga kolegët meshkuj në punë.

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Padia gjithashtu pretendon se kolegët meshkuj shpesh e kanë prekur atë edhe fizikisht.

Barranza “u ankua në mënyrë të përsëritur te menaxherët, të cilët nuk arritën ta mbronin atë, dhe ajo arriti një pikë të thyer në shtator pasi pësoi “një sulm të rëndë paniku”, thotë padia.

“Ajo tani ka frikë të jetë vetëm në hapësira publike rreth burrave që nuk i njeh,” thuhet në padi. “Mjeku i saj e ka larguar nga puna, ajo është në mjekim dhe terapi dhe nuk është i njëjti person që ka qenë”, vazhdon padia.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

Padia vjen vetëm një muaj pasi Tesla u urdhërua t’i paguante 137 milionë dollarë një ish-kontraktori i cili është me ngjyrë, pasi prodhuesi i makinave i drejtuar nga Elon Musk lejoi që të acaraohej një kulturë raciste në vendin e punës.

Tesla iu përgjigj padisë për racizëm duke vënë në dukje se ankuesi ishte një kontraktues dhe nuk mund të provonte se i ishte nënshtruar një “shkeljeje të diskriminimit racor”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *