Sport

VIDEO/ Rikthimi i Brojës, trajneri i Chelsea, Pochetino: Kush është Federata Shqiptare?

Armando Broja nuk është ende gati për të qenë pjesë e skuadrës së parë për këtë sezon. Pas dëmtimit të gjatë që e mbajti prej muajsh jashtë, sulmuesi i Kombëtares duhet të presë edhe pak ditë. 

Në Angli, i janë drejtuar pyetje Pochetinos në lidhje me Brojën, për të cilin vetë presidenti Armand Duka u shpreh se pritet të rikthehet shpejt në fushë. Trajneri i Chelsea, nuk i ka kursyer edhe notat e humorit në konferencë, duke pyetur edhe se kush është Federata Shqiptare. 

“Armando Broja, shefi i Federatës Shqiptare tha se do të jetë në stol të shtunën”, ishte pyetja e gazetarit.

“Kush e tha këtë? Kush është Federata Shqiptare? Presidenti, trajneri? Nuk e kam dëgjuar. Ka respektin tim. Njoh Sylvinhon dhe Zabaletën, trajnerët në Shqipëri dhe kam një marrëdhënie të mirë, por jo, jo ende, jo ende”, u shpreh Pochetino.

Rruga Press

YouTube player