Lajme

Lirohet nga paraburgimi Nagip Krasniqi

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, është liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Të njëjtit masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar KEK-ut dhe personave të punësuar në këtë korporatë, në afërsi prej 50 metrave.

Lajmin për mediat e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e ndalimit për t’ju afruar vendit apo personit të caktuar në çështjen penale kundër të pandehurit N.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me masën kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”.

Lexo më shumë  “Kosova i takon Këshillit të Evropës” – ministrja e Jashtme dhe deputeti gjerman kërkojnë nga Gjermania që të votojë në favor të Kosovës

“Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit N.K i është ndërprerë dhe ndaj të njëjtit gjykata ka caktuar masën e ndalimit për t’ju afruar vendit apo personit të caktuar në afërsi prej 50 m, në objektin e Korporatës Energjetike të Kosovës dhe personave të punësuar në këtë korporatë”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Lexo më shumë  Dhjetë këshillat e Ukshin Hotit për shqiptarët

Nagip Krasniqi është arrestuar nga Prokuroria Speciale më 19 prill të këtij viti. Sipas Prokurorisë, i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”. Ndërkohë, më 25 prill Bordi i KEK-ut e ka pezulluar nga detyra e kryeshefit të kësaj korporate.

Rruga Press

YouTube player