KryesoreLajme

Bislimi: Vetëm Kosova prezantoi draft gjithëpërfshirës, BE-ja e Serbia insistuan në Asociacion

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova ka qenë pala e vetme që ka pasur një propozim në kuadër të takimit të 14 shtatorit, mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kurti, pas takimit që u mbyll pa rezultate, u shpreh se aty ka prezantuar një udhërrëfyes për zbatimin e Marrëveshjes bazë të arritur në fillim të vitit. Sipas tij, plani i tij ishte sekuencimi i marrëveshjes, ndërsa akuzoi Serbinë se ka kushtëzuar vetëm me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e Bashkimin Evropian se kërkesat e Serbisë i ka shndërruar në qëndrime të emisarëve.

Lexo më shumë  Masakra e Studimes, Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo

Për të njëjtën, akuza ka pasur të premten edhe zëvendëskryeministri Bislimi. Ai ka thënë se nga BE-ja kanë propozuar një draft sekuencimi më 19 korrik, por sipas tij ky pati modifikime të pakta në krahasim me draftin e mëhershëm.

“BE-ja dhe Serbia nuk prezantuan asgjë, por insistuan në akomodimin e kërkesës së Serbisë për t’u fokusuar vetëm në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Çdo raportim alternativ është shtrembërim i qartë dhe i qëllimshëm i të vërtetës. Drafti i fundit i Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë u nda me kryenegociatorin e Kosovës më 19 korrik. Ofroi modifikim sipërfaqësor në krahasim me draftin e mëparshëm. Në takimin e nivelit të lartë më 14 shtator në Bruksel vetëm kryeministri i Kosovës prezantoi draft thelbësor e gjithëpërfshirës”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Rruga Press

YouTube player