Uncategorized

VIDEO/ Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, goli i Asanit ndaj Polonisë shpallet më i bukuri i raundit

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Eurogoli i Jasir Asanit ndaj Polonisë është përzgjedhur si goli më i bukur i raundit, teksa të shumtë janë ata futbolldashës që e konsiderojnë goditjen perfekte të “legjionarit”, si golin më të bukur të kualifikueseve deri më tani.

Goli i Asanit ishte padyshim pikënisja e një fitoreje historike ndaj Polonisë, fitore e cila u vulos nga goli i, Mirlind Daku, në pjesën e dytë të sfidës, duke na dhuruar kështu vendin e parë në grupin E.

Lexo më shumë  Bislimi takon zëvendësshefin e misionit të FMN-së në Kosovë, David Amaglobeli

Ndërkaq kujtojmë, se Asani e fiton për herë të dytë këtë çmim duke qenë se një gol të ngjashëm e ka shënuar edhe kundër Moldavisë. Fitues gjithashtu për çmimin si goli më i bukur, ka qenë edhe “silura” e Kristjan Asllanit, në fitoren ndaj Ishujve Faroe.

Rruga Press

Lexo më shumë  Sveçla përgenjështron Burim Ramadanin: Nuk jam sulmuar asnjëherë në Ujman
YouTube player