Bota

Ramzan Kadyrov në gjendje kritike shëndetësore, thotë Ukraina

Udhëheqësi i Çeçenisë Ramzan Kadyrov po raportohet se është në gjendje kritike shëndetësore.

Një përfaqësues i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së Ukrainës, Andrei Yusov tha se problemet e shëndetësore të Kadyrovit u përkeqësuan, gjë që çoi në një gjendje kritike.

“Informacionet u konfirmuan nga burime të ndryshme në qarqet mjekësore dhe politike. Nuk po bëhet fjalë për lëndime. Detaje të tjera kërkojnë sqarime të mëtejshme. Ai është i sëmurë prej kohësh dhe po flasim për probleme sistematike shëndetësore”, thotë Yusov.

Megjithatë, të dhëna të tjera nuk janë bërë të ditura lidhur me këto pretendime të fundit. Por, spekulime të shumta ka pasur lidhur me gjendjen shëndetësore të Kadyrovit për një kohë të gjatë.

Lexo më shumë  Serbia po përpiqet t'i heshtë rusët që po e kundërshtojnë luftën

Shtatë muaj më parë, gazetari Azmat Matianov nga Kazakistani pretendoi se Kadyrov kishte probleme serioze shëndetësore, pasi që veshkat nuk po i funksionojnë ashtu siç duhet; ky ishte vetëm njëri prej pretendimeve.

Ndërkaq, së fundmi u raportua se udhëheqësi çeçen thuhet se ka fajësuar mjekun e tij personal Elchan Suleimanov për përkeqësimin e papritur të shëndetit të tij në muajt e fundit.

Dhe për këtë, siç raportohet në disa media, mjeku i tij e ka pësuar me jetë – madje ekzistojnë thashetheme se ai është varrosur i gjallë. 

Lexo më shumë  Gjermania godet Vuçiqin: Është cinik, zgjatja e Kremlinit dhe e Pekinit në Evropë

Rruga Press

YouTube player