Lajme

(Video) Rama fyen dibranët: Ia hipni njëri-tjetrit

Kryeministri Edi Rama ka fyer dhe poshtëruar dibranët sot në takimin që zhvilloi me strukurat socialiste në Peshkopi. 

Teksa po fliste për arritjen e objektivit të ardhshëm elektoral, duke i tërhequr veshin drejtuesve socialistë për 25 prillin, Rama foli me gjuhën e përgjimeve të dosjes 184, kur kërkonte vjedhjen e votave në zgjedhjet e pjesshme bashkiake të vitit 2016. 

Lexo më shumë  PISA 2025 - Si u deformuan të dhënat nga qeveria e Shqipërisë; reagon OECD: Nuk i miratuam ndryshimet

“Dibranët ia hipin njëri-tjetrit”, tha Edi Rama duke u munduar ta lidhë batutën banale me inteligjencën e lindur të dibranëve, por në fakt nuk bëri gjë tjetër veçse një gafë që fyen një rreth të tërë. 

Edhe tentativa më pas për ta sqaruar se e kishte për lojën ‘kala dibrançe’, nuk e shfajëson, pasi në fakt, Edi Rama është e provuar botërisht që fyerjen dhe poshtërimin e ka A-në dhe B-në e aktivitetit të tij ditor. /syri.net

Lexo më shumë  Protesta e 105-të, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit në shesh/ Diaspora i bashkohet qëndresës kundër Ramës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *