Bota

Eksperti serb i sigurisë: Mafia politike e kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë

Eksperti serb i sigurisë Darko Trifunoviç, thotë se të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë. Me anë të një reagimi në Facebook, thekson se mafia politike serbe e dëshiron presidentin rus Vladimir Putinin.

“Rastësi apo jo? Të gjithë kriminelët serbë të luftës (të dënuar ose jo) dhe të gjithë ata që plaçkitën Serbinë janë spiunë pro-rusë ose rusë. Interesante. ‘Orkestra e Kuqe’ ka kohë që funksionon në Serbi dhe askujt nuk i intereson. Anëtarët e këtij grupi po e shkatërrojnë në mënyrë sistematike Serbinë, në aspektin ekonomik, politik dhe veçanërisht të sigurisë”, thekson Trifunoviç.

Lexo më shumë  Scholz bën thirrje për thellim të bashkëpunimit ushtarak në Evropë

Sipas tij, të gjithë këta po e grabisin vendin dhe po provokojnë luftëra. “Pas vdekjes së Titos, po këta, fillojnë një grabitje masive dhe mbyllje të të gjitha kompanive tona të krijuara nga paratë e Planit Marsala, provokojnë luftëra, inflacion, fshehin para në Qipro dhe rrëmbejnë gjithçka”, shprehet ai.

Trifunoviç shton se mafia politike serbe e dëshiron Putinin, duke pohuar se më këtë po shkatërrohet vendi. “Mjafton që njerëzve t’u bëhet shpëlarja e trurit përmes makinerisë së tmerrshme për të bërtitur ‘Rroftë Putini’ ose ‘Rroftë Rusia’ dhe gjithë vjedhjet dhe gjithë nepotizmi e gjithçka tjetër harrohet në një çast. Në fund të fundit, çfarë lloj vjedhjeje? Kur idhulli i këtyre njerëzve është Putini, njeriu që lë gruan, jeton në një vilë 1 miliardë euroshe, pushon në një jaht 700 milionë euro dhe ka një orë 55 mijë euro”, përfundon Trifunoviç.

Lexo më shumë  SHBA-ja, BE-ja dhe Britania thonë se “ndarja” në Bosnje është e pamundur

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *