Lajme

(Video) Qytetarja nga Ukraina për median shqiptare: Duhet ta kishit dëgjuar Zelenskin për turistët rusë

Irina Romanova, shtetase ukrainase që ka jetuar për një periudhë të gjatë në Shqipëri thotë se shtetasi ukrainas që u kap me dy rusët në uzinën e Gramshit është tradhtar.

Në intervistën e zhvilluar nga gazetarja Ortensa Budlla, ajo tha se nuk beson që janë turistë apo blogerë siç pretendojnë, pasi një turist nuk ka arsye të sulmojë ushtarakët kur hyn në një vend që e di shumë mirë që është e ndaluar të hysh.

“Fatkeqësish mes njerëzve që kanë pasaportë ukrainase ka plot tradhtar. Ai është tradhtar dhe fatkeqësisht ka edhe tradhtar në çdo luftë”, tha Romanova.

Ajo përjashtoi mundësinë që rusët e kapur në uzinën e Gramshit të kenë qenë fotografë teksa shpreh bindjen se janë spiunë që kanë pasur objektiv një vend anëtar të NATO-s.

Lexo më shumë  Siguria në Evropë – Gërvalla së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe drejtorin e AKI-së, pjesë e konferencës “Defence 24 Days”

“Shqipëria duhet të jetë pak më e kujdesshme në objektet ushtarake, kryesorja sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, ndaj nuk duhen marrë gjërat kaq lehtë”, tha ajo.

“Me ato që kam dëgjuar ata kanë hedhur lëndë kimike. Nëse janë blogerë dhe kanë shkelur pa dashje në një vend ku nuk duhet të kishin shkelur, duke u nisur nga vetja, do kisha kërkuar ndjesë. Pse duhet spraji neuroparalizues”, u shpreh ukrainasja.

Ajo përmendi edhe deklaratën e presidentit ukrainas, Zelenski drejtuar Parlamentit të Shqipërisë.

“E mbështes deklaratën e presidentit Zelenski, i cili u shpreh për Parlamentin shqiptar në datën 3 maj, që duhet të jeni të kujdesshëm me gjithë rusët që udhëtojnë, sepse nuk e dimë kush mund të jetë aty në të vërtetë. Mund të jetë një ish-ushtar që ka qenë në masakrën e Buchës…duhet t’ua ndalojmë të gjithë udhëtimin nëpër botë”, tha Irina Romanova.

Lexo më shumë  Si e mbështeti projektin e Ajola Xoxës kompania e inceneratorit të Tiranës

Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.

Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *