Lajme

Finlanda, Polonia dhe tre shtete të tjerë evropianë do ndalojnë hyrjen e turistëve rusë

Turistët rusë mund të ndalohen të hyjnë në Estoni, Letoni, Lituani, Poloni dhe Finlandë nëse BE-ja nuk miraton një ndalim në mbarë bllokun, sipas ministrit të Jashtëm të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.

Volodymyr Zelensky i ka kërkuar BE-së të vendosë një ndalim udhëtimi për turistët rusë, duke argumentuar se sanksioni më i rëndësishëm ishte “mbyllja e kufijve, sepse rusët po ia marrin tokën dikujt tjetër”, shkruan The Guardian.

Lexo më shumë  Euractiv: ‘Revolucioni Flamingo’ ekspozoi dështimin e qeverisë së Ramës!

Thirrja e presidentit ukrainas është mbështetur nga disa liderë të BE-së, përfshirë kryeministren finlandeze, Sanna Marin dhe homologen e saj estoneze, Kaja Kallas. Estonia, Letonia, Lituania, Polonia dhe Finlanda të gjitha ndajnë një kufi me Rusinë.

“Rusët nuk duhet të lejohen të hyjnë në BE ndërsa vendi i tyre po bën gjenocid. Kam biseduar me ministra nga të gjitha këto vende. Nuk shoh shumë dallime politike”, u tha Landsbergis gazetarëve

Të hënën, SHBA hodhi poshtë kërkesën e Ukrainës për një ndalim të plotë të vizave për rusët, duke thënë se administrata e Biden kishte vendosur tashmë kufizime të vizave për zyrtarët e Kremlinit, por se fokusi i saj do të ishte në identifikimin e atyre që janë përfshirë në pushtimin rus të Ukrainës dhe t’i mbajë ata përgjegjës.

Lexo më shumë  Njësoj si në Shqipëri, diaspora shqiptare vijon protestat në qytete të botës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *