Lajme

VIDEO- Përmbytet Tirana, shkak moti i keq, përkeqësohet trafiku

Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin dhe reshjet e mëdha të shiut mbrëmjen e kaluar kanë shkaktuar përmbytje në shumë qytete të vendit. Pas qytetit të Vlorës, probleme me përmbytjen e disa rrugëve ka pasur edhe kryeqyteti.

Tirana gjithashtu ka pasur përmbytje në disa zona ku duket se niveli i lartë i reshjeve ka bërë që të bllokohen tubacionet dhe uji të shkaktojë përmbytje në disa rrugë kryesore.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë
YouTube player

Ne video shihet se niveli i ujit është ngritur aq sa për ta vështirësuar kalimin e automjeteve. Kjo gjë ka bërë që edhe trafiku të jetë i rënduar pasi makinat mezi arrijnë të qarkullojnë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *