Bota

(Video) Pelosi aterron në Tajvan mes tensioneve

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka aterruar në aeroportin e Tajvanit mes tensioneve për vizitën e saj në ishull, shkruan BBC.

Mediat lokale raportojne se eshte nisur nga aeroporti me eskorte. Ajo është politikania më e lartë amerikane që e viziton Tajvanin në 25 vjet.

Vizita e Pelosit në Tajvan ka qenë arsye e rritjes së tensioneve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ditëve të fundit.

Lexo më shumë  BE gati një paketë 50 miliardë dollarë për Ukrainën

Kina ka këmbëngulur që Pelosi nuk duhet ta vizitojë Tajvanin, ndërsa SHBA-ja e ka paralajmëruar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve se tensionet mund të përshkallëzohen me udhëtimin e saj në ishull.

Tajvani është një ishull i vetëqeverisur, por i pretenduar nga Kina, e cila e sheh atë si një provincë të shkëputur. Pekini ka paralajmëruar për “pasoja të rënda” nëse Pelosi e viziton atë.

Teksa SHBA-ja e ruan atë që e quan një “marrëdhënie të fortë, jozyrtare” me Tajvanin, ajo ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Kinën dhe jo me Tajvanin. Mirëpo, për SHBA-në, Tajvani është nga aleatët kryesor në Azi.

Lexo më shumë  Franca dhe Britania në bisedime për t’i dhënë fund marrëveshjes së emigrantëve

Ndërkohë, në përgjigje të vizitës ushtria e Kinës filloi sot stërvitjet në Detin e Kinës Jugore.

Gjithashtu, zyrtarë kinezë jenë shprehur se politikanët amerikanë që po luajnë me zjarr në Taivan do ta paguajnë shtrejntë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *