Bota

Von der Leyen paralajmëron përshkallëzimin e krizës energjetike

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi sot përshkallëzimin e krizës energjetike dhe theksoi se BE-ja duhet të përgatitet për situatën më të keqe.

“Meqenëse Rusia tashmë ka ndërprerë plotësisht ose pjesërisht furnizimin me gaz për 12 shtete anëtare të BE-së, ne të gjithë duhet të përgatitemi për më të keqen”, tha Von der Leyen për gazetën spanjolle “El Mundo”.

Rusia kohët e fundit pezulloi furnizimet me gaz për disa vende të BE-së, duke përfshirë Poloninë, Bullgarinë dhe të shtunën, Letoninë, për shkak të refuzimit të tyre për të paguar për dërgesat në rubla. Rusia ka pezulluar gjithashtu dërgesat në Gjermani për punë mirëmbajtjeje, që shihet si hakmarrje ndaj sanksioneve perëndimore.

Lexo më shumë  I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Rritja e problemeve energjetike i detyruan anëtarët e BE të bien dakord mbi një plan emergjent të gazit dimëror të dielën e kaluar. Von der Leyen vuri në dukje se këto masa duhet të ndihmojnë në plotësimin e nevojave për furnizim gjatë dimrit.

Spanja, ashtu si vendet e tjera të BE-së, fillimisht kundërshtoi planin e emergjencës, por e miratoi atë pasi kishte siguruar koncesione.

Lexo më shumë  Zvicra nuk e fton Rusinë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Von der Leyen përshëndeti vendimin e qeverisë spanjolle, duke thënë se bëhet fjalë për solidaritetin evropian.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *