Bota

Petkoviq vazhdon me gënjeshtra: Kurti urdhëroi rrëmbimin e Dejan Spahiqit

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se “personalisht ka urdhëruar kidnapimin e Dejan Spahiqit, shofer i autoambulancës në qendrën mjekësore në Mitrovicë të Veriut”.

Në një konferencë për media të martën, Petkoviqi ka publikuar fotografi të Spahiqit duke thënë se për këtë do të ngrihen kallëzime penale ndaj Kurtit, “që po vazhdon të terrorizojë popullin serb në Kosovë e Metohi”.

“Një ditë pas qetësimit të tensioneve në veri të Kosovës dhe Metohisë, Kurti po nis provokime të rënda”, ka thënë Petkoviqi.

Sipas tij, Spahiq u ndal nga vetura e Njësisë Speciale dhe katër policë “të veshur deri në dhëmbë e të maskuar”. Ka thënë se madje njëri nga policët ka vozitur autoambulancën në drejtim të jugut.

“Arsyeja përse vodhën makinën, shoferin dhe furnizimet mjekësore ishte sepse Dejan Spahiq po transportonte infuzionin nga Qendra e Mjekësisë në Leposaviq në drejtim të Qendrës Mjekësore në Mitrovicën e Veriut”, ka thënë Petkoviqi.

Lexo më shumë  Kancelari gjerman, Scholz ia rikujton Vuçiqit zotimet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Ai ka shtuar se “Albin Kurti po i sulmon pacientët që po presin për ilaçe dhe pajisje medicinale”.

“Pas sulmit në tabelat tona dhe letërnjoftime, është koha për institucionet tona shëndetësore dhe pacientët tanë. Njerëzit janë të nervozuar e zhgënjyer sepse askush nuk e di cili është plani i ardhshëm i Albin Kurtit”, ka thënë ai duke shtuar se e ka njoftuar për këtë edhe emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Petkoviqi ka thënë se furnizimet mjekësore në “spitalet serbe janë të pakta dhe se autoritetet e Prishtinës kanë ndaluar transportin e mjeteve mjekësore në drejtim të Kosovës për më shumë se një vit”.

“Kurti jo vetëm që ka ndaluar dërgimin e ilaçeve të reja, por ai kidnapon e arreston shoferë dhe çon mesazhin se serbët s’mund të trajtohen. Për ne, kjo është e papranueshme. Kurti nuk dëshiron paqe dhe vazhdon të sillet në një mënyrë që dëshiron ta eskalojë konfliktin, siç tregon ngjarja e sotme”, ka thënë ai duke shtuar se ka zhgënjim “edhe se përse KFOR-i e QUINT-i nuk po reagojnë”.

Lexo më shumë  Ndihma amerikane drejt Ukrainës, Blinken në Kiev: Armët do bëjnë diferencën

Sipas tij, çështja e ilaçeve është tentuar disa herë të ngrihet edhe në dialogun në Bruksel.

Ndërkohë, sipas asaj çka duket nga rasti, autoambulanca dyshohet se transportonte ilaçe pa dokumente. Petkoviq po tenton të krijojë idenë se Policia e Kosovës dhe kryeministri i Kosovës po shtyp me dhunë qytetarët serbë në Kosovë, edhe në një rast si ky kur kemi të bëjmë me kontrabandë të ilaçeve, gjë e dënueshme prej çdo shteti në botë, përfshirë edhe shtetin serb, interesat ekspansioniste të të cilit Petkoviq tenton t’i çojë përpara përmes shpifjeve dhe viktimizimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *