Lajme

Video/ Para dy vitesh Albin Kurti shprehej se Reciprociteti do të ndodhë sepse ne kemi vendosur të sillemi si shtet i pavarur!

Reciprociteti do të ndodhë, jo sepse ne kemi vendosur të sillemi ndryshe por sepse ne kemi vendosur të sillemi si shtet i pavarur ashtu siç jemi shpallur ashtu siç jemi.

Marrëdhëniet tona tregtare, ekonomike dhe politike janë reciproke sepse ne jemi vende të pavarura. Reciprociteti është vlerë barazie, para se të jetë masë kundërvënie.

Pamjet 3 Mars 2020 /vizionplus/

Sot pas dy vitesh Ai ka thënë se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore.

“Reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore. Javën e kaluar fola me “Die Welt” për masat tona reciproke për targat e makinave dhe dokumentet e hyrje-daljeve me Serbinë, por gjithashtu fola edhe për fuqinë tonë punëtore të re dhe të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë”, shkroi Kurti.

Lexo më shumë  Konfiskohen armë e municion në një shtëpi në Zveçan

Gjatë kësaj jave, Escobar dhe Lajçak qëndruan në Kosovë dhe Serbi, ku diskutuan me liderët shtetërorë dhe partiakë për çështjen e dokumenteve dhe targave. Ata thanë se palët duhet të zotohen se do të shmangin dhunën më 1 shtator.

Vendimi i 26 qershorit i Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe rriti tensionet në veri të vendit.

Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë vendosën barrikada në rrugë në shenjë pakënaqësie për këto dy vendime. Kosova më pas shtyu zbatimin e tyre deri më 1 shtator.

Më 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë rundit të dialogut në Bruksel, dështuan të arrinin marrëveshje për targat dhe dokumentet, që rritën tensionet mes shteteve.

Lexo më shumë  Kurti përkujton Kantin në 300-vjetorin e lindjes: Rruga më e sigurt drejt paqes së përhershme është demokracia

Por, bashkësia ndërkombëtare u angazhua për të bindur palët që të arrinin marrëveshje për të shmangur përshkallëzimin e situatës më 1 shtator, kur duhej të hynte në fuqi vendimi për dokumentet serbe, por edhe për targat.

Kosova për disa orë më 1 gusht zbatoi vendimin për dokumentin për hyrje-dalje, derisa serbët hoqën barrikadat.

Kosova ka argumentuar se lëshimi i një dokumenti të tillë u bë duke respektuar një marrëveshje që Kosova dhe Serbia kishin arritur më 2011, në kuadër të dialogut. Serbia që nga ajo kohë kishte lëshuar një dokument të tillë për të gjithë shtetasit e Kosovës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *