Lajme

Portali i tij disa orë pa postuar, i thoni Buzhalës se Vuçiqi u dorëzua

Flamur Shala

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë u arrit. Por, jo ashtu siç e parashikon Buzhala dhe aradha e tij e mercenarëve që në kohët ndër më të vështirat për Kosovën raportimet e tyre nuk kanë qenë shumë larg nga mediat që janë autoparlant i Vuçiqit dhe interesave të shtetit serb në Kosovë.

Borrelli, Lajçaku, Escobari, e thanë vetë se u arrit marrëveshja e reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë sa i takon njohjes së dokumenteve të identifikimit.

Kurse Grenelli i Buzhalës, siç do bënte Buzhala i Grenellit nëse portali i tij s’do kishte disa orë pa raportuar gjë, tha se kjo marrëveshje është si ajo që kishte arritur Thaçi, sigurisht, për ta relativizuar këtë fitore madhështore për Kosovën sovrane me integritet territorial, juridik, politik.

Lexo më shumë  "Shpifje skandaloze"/ Emisioni italian "Report" pas reagimit të kryeministrit: U dërguam kërkesë për intervistë personave të përmendur në reportazh, Rama dhe Agaçi nuk pranuan të flasin

I thoni Buzhalës se nuk është turp të pranosh gabimet, por është gabim i rëndë të turresh kundër Qeverisë së Kosovës kur ajo lufton me të gjitha forcat për t’i bërë ballë politikës shovene serbe, dhe është gabim i pafalshëm që të heshtësh kur vjen një fitore kaq e rëndësishme si kjo e tanishmja.

I thoni Buzhalës të jap lajmin e kësaj fitoreje të Kosovës, nuk ka pse dështimin e Vuçiqit ta përjetojë edhe si dështim të tij. Është bukur dhe drejt kur suksesi i Kosovës është në proporcion të drejtë me suksesin personal. Fitorja e Kosovës sot mund të ishte fitore për të si gazetar nëse do kishte punuar me tërë mend për interesin e drejtë të Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti: Me padurim presim rritjen e lidhjeve ekonomike me Saksonin e ulët

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *