Bota

VIDEO makabre në Tiranë/ Burri mbyt macen duke i vënë shkelmin në fyt, zonja pranë tij e ruan

Mbrëmjen e djeshme, në rrjet u bë virale një video, e cila adresohej në Tiranë dhe preku kafshë-dashësit anë e mbanë Shqipërisë dhe jo vetëm.

Në videon e postuar si fillim nga një qytetar në TikTok, banor i zonës, dhe më pas nga shoqata për të drejtat e kafshëve  ‘Animal Rescue Albania’  dukej qartë një burrë rreth të 60-tave që dhunonte duke i vënë shkelmin një fyt një maceje deri në frymën e fundit të saj.

Pasi shkelmon disa herë macen në rrugët e frymëmarrjes duke i vënë këmbën në fyt, ‘zotëria’ sigurohet që macja ngordhi dhe e fut në qesen e zeza të plehrave që mbante në dorë një zonjë pranë tij, e cila po ruante zonën.

Lexo më shumë  Kievi mund t’i përdorë armët britanike për ta sulmuar Rusinë, thotë Cameron

U deshën vetëm pak minuta që videoja të behej virale, mijëra njerëz vërshuan me komente, dhe shpërndarje.

Të shumtë ishin dhe ata që nuk hezituan të lënë komentin e tyre mbi këtë ngjarje, teksa kërkuan ndihmën dhe ndërhyrjen e organeve kompetente.

Edhe shumë figura publike të artit ju bashkuan kësaj thirrjeje, duke kërkuar ndihmë edhe për identifikimin e personave në fjalë.

Sipas disa Storyve në Instagram,  të këngëtares dhe vullnetares së kafshëve Besa Kokëdhima, kanë arritur të dhënat e para mbi vendin ekzakt ku ka ndodhur ngjarja dhe sipas tyre bëhet fjalë për kompleksin ‘Green City’ në zonën e Astirit, dhe personi që ka kryer aktin makabër është administratori i pallatit dhe zonja pranë tij sanitarja.

Lexo më shumë  Cameron: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

Sipas mesazheve, macja ushqehej nga banorët dhe bizneset përreth, dhe gëzonte dashurinë dhe përkujdesjen e tyre prej vitesh.

Akoma nuk dihen të dhënat e sakta të personave në fjalë, por të shumtë janë vullnetarët që janë treguar të gatshëm për të ndihmuar në identifikimin dhe më pas vënien e tyre para drejtësisë.

Dhe pse prej kohësh jemi ndeshur me video makabre të vrasjes së qenve dhe helmimit të tyre duket se nuk kanë fund padrejtësitë ndaj katërputroshëve në Shqipëri.

Kujdes! Pamjet më poshtë janë të rënda! 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *