Lajme

“Lumë” ankesash për policinë pas protestave në Shqipëri

Më shumë se 173 qytetarë janë ankuar për efektivët e sektorit të Rendit dhe Sigurisë Publike në policinë e shtetit gjatë muajit shkurt. Për herë të parë kjo strukturë ka numrin më të madh të denoncimeve nga qytetarët që më parë kishin më shumë pakënaqësi ndaj policisë rrugore. Sipas eksperteve ndikim në rritjen e denoncimeve kanë pasur protestat e muajve të fundit ku policia është sjellë në mënyrë të gabuar.

Konfrontimi fizik i forcave të rendit me qytetarët gjatë protestave të mbajtura gjatë muajve të fundit në vend është bërë shkak për rritjen e numrit të ankesave të depozituara në agjencinë e mbikëqyrjes policore për strukturat e rendit.

Ndryshe edhe nga viti që lamë pas ku policia rrugore kishte më shumë denoncime nga qytetarët pasi kishte më tepër kontakt me ta, këtë herë vendin e parë e mbajnë shërbimet e rendit dhe siguria Publike.

Gjatë muajit shkurt të këtij viti ish-SHÇBA, tashmë agjencia e mbikëqyrjes policore, ka trajtuar 173 ankesa për Rendin dhe sigurinë. Sipas të kriminalistikës Ervin Karamuca shkak për rritjen e denoncimeve janë bërë sjellja e gabuar e punonjësve të policisë.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani: Gjermania është aleate strategjike në rrugën euroatlantike të Kosovës

Ervin Karamuça: Po si duket do të ketë qenë zhvillimet e fundit nga protestat që kanë ndodhur sidomos në Tiranë dhe qytete të tjera kurse mendojë që për policinë rrugore janë ulur ankesat sepse nuk mbërrijnë deri tek shërbimi i mbikëqyrjes policore por janë zgjidhur nëpërmjet shefave të komisariateve.

Ekspertët e fushës mendojnë se punonjësit e policisë që gjenden me shkelje pas denoncimeve të qytetarëve duhet që të rikthehen edhe një herë në akademinë e policisë për ritestim.

Ervin Karamuça: Jo të përjashtohen, unë nuk jam për përjashtimin e tyre sepse po na ikin shumë persona, shumë efektivë, kështu që është momenti që këta të rikthehen të ndjekin disa kurse dhe të hyjnë prap në marrëdhënie me qytetarët duke respektuar më shumë të drejtat dhe liritë themelore të tyre. 

Duke u ndalur tek protestat Karamuça dënoi reagimin e punonjësve të policisë ndaj qytetarëve dukë u shprehur se ka pasur shkelje të ligjit.

Lexo më shumë  U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit – reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Ervin Karamuça: Në kuadër të protestave që u zhvilluan javën e kaluar në Shqipëri kanë nevojë për më shumë trajnim, kanë nevojë për të ndarë çfarë është forcë ë ligjshme e përshkallëzuar, menaxhim i negociuar i protestave në mënyrë paqësore dhe dhunë policore. Ne nuk kemi nevojë për dhunë policore, nuk kemi nevojë për kapërcim të kompetencave dhe po ashtu nuk mendoj që duhet të bëhen veprime të arrestimeve selektive në flagrancë me nenet të cilat i ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese.

Përveç denoncimeve të sektorit të rendit dhe sigurisë më një numër të konsiderueshëm ankesash janë bërë nga qytetarët për strukturën e policisë rrugore si dhe për oficeret e hetimit të krimeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *