Bota

VIDEO/ Pasi u provokua nga një serb Madeleine Albright i drejtohet “Ti je kriminel lufte! Dil jashtë. Serbë të fëlliqur!”

 Ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright e cila ndërroi jetë vetëm pak ditë më parë dha një kontribut të madh për çlirimin e Kosovës. Një incident ka ndodhur disa vite më parë kur ajo u provokua nga aktivistët serb në Pragë të Çekisë.

Gjatë një aktiviteti ku ajo promovonte dhe firmoste, librin e saj me kujtime “Dimri i Pragës”, në librarinë Luxor të kryeqytetit çek, më 23 tetor 2012, anëtarët e grupit qytetar “Miqtë e serbëve në Kosovë” iu vërsulën znj. Albright dhe përfaqësuesve të saj, por ajo me vendosmëri nuk u kursye dhe i tha njërit nga aktivistët se ti je kriminël lufte.

Lexo më shumë  Dronët detarë ukrainas Sea Baby pajisen me sistem të avancuar raketor

Ti je kriminel lufte! Dil jashtë!”– tha ish-sekretarja Albright.

Aktivistët të udhëhequr nga regjisori i filmit Vaclav Dvorak (autori i dokumentarit “Kosova e Vjedhur”), e provokuan duke i prezantuar pesë postera me fotografi të viktimave serbë nga bombardimet e NATO-s. Ata i kërkuan Albright t’ua nënshkruante pork y veprim e nervozoi shumë ish-sekretaren amerikane.

Ajo u ngrit nga vendi dhe me forcë iu drejtua provokatorëve me fjalët: “Serbë të fëlliqur”!

Lexo më shumë  E modifikuan duke shpresuar se nuk do të arrijnë ta shkatërrojnë, tanku rus “shkeli” në minat ukrainase

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *