Lajme

(Video) Kryetari i PS-së kapet me drogë, kultivonte kanabis në zonë

Policia e Tiranës bëri të ditur se ka finalizuar një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Në prangat e policisë ka rënë 48-vjeçari Agim Hoxha. Mësohet se ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Zallbastar të Tiranës.

Burime thonë se Hoxha është kryetar i PS-së për zonën e Zallmnerit. Po ashtu burimet thonë se ai është pjesë e grupit që ka punuar edhe më herët në këtë zonë, duke rekrutuar njerëz në këmbim të votave.

Lexo më shumë  Gërvalla takoi ministrin e Jashtëm estonez, kërkon mbështetje për integrim

Vëllai i tij është proceduar në gjendje të lirë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Zallbastar ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kodër Lucë”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. H., 48 vjeç, banues në Kamzë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi T. H., 42 vjeç, banues në Kamzë.

Shtetasi A. H., në bashkëpunim me shtetasin T. H., dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në vendin e quajtur “Kodër Lucë”, në fshatin Zallbastar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *