Lajme

Termi “të zhdukur me dhunë”, dallimi mes Kosovës e Serbisë në marrëveshjen për të pagjeturit

Një ditë pasi emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak bëri të ditur se Kosova dhe Serbia janë vetëm “dy fjalë afër ose dy fjalë larg” finalizimit të marrëveshjes për të pagjeturit, kryeministri Albin Kurti ka thënë se termi “të zhdukur me dhunë” është dallimi i palëve.

Në një konferencë për media të mërkurën, Kurti ka thënë se palët s’janë shumë larg, por ka shtuar se Kosova është e kujdesshme për shkak të “përvojës së hidhur që ka me Beogradin”.

“Janë disa çështje që kanë ngelur pa dakordim. Do ta kisha theksuar një dallim kryesor që ekziston sa i përket emërtimit të persona me dhunë të zhdukur gjatë luftës. Beogradi insiston të quhen vetëm persona të pagjetur, ne kërkojmë që kjo të theksohet që është bërë me dhunë. Ata nuk janë persona që janë zhdukur nga vërshimet apo tërmetet. Ne kemi familjarë që e dinë se personi i caktuar, i uniformuar ose jo, ua mori djalin ose vajzën, babën ose nënën e kështu me radhë. Bëhet fjalë për kidnapime, rrëmbime që janë bërë me dhunë. Insistimi ynë është që të bëhet kjo. Natyrisht, se janë persona të pagjetur, por nuk mund të krahasohen me dikë që zhduket në mal gjatë hikingut. Këta persona mund të konsiderohen pjesë e gjenocidit serb në Kosovë. Ky është dallim konceptual të cilën do ta shohim a do arrijmë ta përmirësojmë”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Gërvalla në veri: Tani ndihet kujdesi i shtuar ndaj kësaj pjese të harruar

Në një intervistë për televizionin publik të martën, Lajçaku u shpreh se për marrëveshjen e të pagjeturve është dakorduar 99.5 për qind e tekstit, e se duhet vetëm vullneti politik. “Më e dukshme dhe më logjike, do të thosha se një rezultat pozitiv i takimit do të ishte marrëveshja për personat e zhdukur sepse është çështje kaq e dhimbshme për familjet e personave të zhdukur… Po punojmë në veçanti për këtë. Jemi dy fjalë afër ose larg marrëveshjes”, ka thënë ai duke shtuar se synon që nga takimet në nivelin e krerëve të shtetit të ketë vetëm përfundime me rezultate konkrete.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani nga Kopenhagen: Zbatimi paralel i marrëveshjeve me Serbinë, kusht për dialog të besueshëm

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *