Lajme

Kurti: Duhet të shtohet trysnia evropiane dhe amerikane ndaj Serbisë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të rrisin trysninë ndaj Serbisë për t’i vënë sanksione Rusisë.

Sipas Kurtit, për shkak se Serbia nuk do ta sanksionojë Rusinë po e vonon edhe konsolidimin e brendshëm, si konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë pas zgjedhjeve të reja.

“Arsyeja pse nuk ka takime nuk do të duhej të kërkohej në Prishtinë, por në Beograd. Faktori pse po i ikin bisedimeve, po vonojnë konstituimin e Kuvendit, po e vonojnë Qeverinë sepse nuk duan ta sanksionojnë Rusinë. Që nga 24 shkurti, në Serbi u rrit mbështetja popullore për Kremlinin në dëm të integrimeve evropiane. Janë duke u përpjekur ta vonojnë konsolidimin e Qeverisë për të vazhduar të ulen në tre-katër karrige. Ne duam dialog për marrëveshje, jo dialog për dialog. Kjo marrëveshje duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke. E thotë SHBA-ja, Gjermania, Brukseli. Ne jemi të interesuar, aktiv, të përgjegjshëm. Çka do të ndodhë në të ardhmen nuk është në dorën tonë. Duhet të shtohet trysnia evropiane dhe amerikane ndaj Serbisë. Në luftën që po ndodh, s’mund të jesh neutral. Pengesat shtesë që na janë shtuar këtë vit kanë të bëjnë me Beogradin”, ka thënë Kurti në konferencë për media të mërkurën.

Lexo më shumë  Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Për njohjen e mundshme nga Greqia, kryeministri Kurti ka thënë se po punojnë në këtë aspekt, por s’ka ende diçka konkrete.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *