Bota

Kriza energjetike: Brukseli u bën thirrje vendeve anëtare të ulin 15%, përdorimin e gazit

BE-ja duhet ta reduktojë përdorimin e gazit me 15% këtë dimër për shkak të frikës së ndërprerjes nga Rusia, thotë Komisioni Evropian.

Komisioni Evropian u bëri thirrje vendeve anëtare të mërkurën që të reduktojnë përdorimin e gazit me 15% nga 1 gushti i këtij viti deri më 31 mars 2023, për t’u siguruar që mund të përballojnë situatën në rast të një ndërprerjeje totale të gazit nga Rusia.

Kufizimi vullnetarisht është pjesë e planit të shumëpritur “Kurse gazin për një dimër të sigurt” të paraqitur në Bruksel mbi shqetësimet se BE-ja do të luftojë, jo vetëm të mbushë kapacitetet e depozitimit të gazit përpara fillimit të dimrit, por edhe të sigurojë furnizime shtesë gjatë muajve më të ftohtë.

Qëllimi, tha Komisioni, është të mbrohet furnizimi për familjet dhe përdoruesit thelbësorë si spitalet dhe industritë kryesore, nga të gjithë aktorët ekonomikë, përfshirë qytetarët, që gjithashtu nxiten të mendojnë për sjelljen e tyre.

Shefja e Komisionit Ursula von der Leyen nënvizoi se megjithëse disa shtete anëtare janë më të ekspozuara ndaj gazit rus dhe për këtë arsye janë më të prekshme ndaj ndërprerjeve, të gjitha vendet anëtare “do të vuajnë” nëse blloku nuk vepron së bashku, pasi do të kishte një ndikim në tregun e përbashkët dhe ekonomi.

“Është e rëndësishme që të gjitha shtetet anëtare të kontribuojnë në kursimin, ruajtjen dhe të jenë të gatshëm të ndajnë gazin,” tha ajo.

Lexo më shumë  Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Në kuadrin e propozimit, shtetet anëtare do të duhet të paraqesin planet kombëtare të energjisë në Komision deri në fund të shtatorit dhe të bëjnë një përditësim çdo dy muaj. Vendeve që kërkojnë furnizime shtesë me gaz do t’u kërkohet të demonstrojnë masat që kanë marrë për të ulur kërkesën brenda vendit.

Legjislacioni i propozuar do t’i japë gjithashtu Komisionit fuqinë për të shpallur një ‘alarm të Unionit’ lidhur me sigurinë e furnizimit dhe për të imponuar një pakësim të detyrueshëm të kërkesës për gaz për të gjitha vendet anëtare, nëse ato nuk arrijnë ta pakësojnë sa duhet vullnetarisht.

Ky alarm do të aktivizohet kur “ekziston një rrezik thelbësor i mungesës së madhe të gazit ose një kërkesë jashtëzakonisht e lartë për gaz”, tha Komisioni në një deklaratë.

Von der Leyen shpjegoi se një reduktim prej 15% në konsumin e gazit barazohet me rreth 45 miliardë metra kub gaz dhe se do t’i mundësonte bllokut “të kalojë në mënyrë të sigurtë dimrin” në rast se ndodnj një ndërprerje e plotë nga Rusia.

Propozimi i Komisionit do të diskutohet nga ministrat e BE gjatë një samiti të jashtëzakonshëm të energjisë në 26 korrik.

Rezerva e gazit është mbushur deri në 65%

BE-ja dhe partnerët e saj perëndimorë e kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e gazit si armë ndaj Evropës, si hakmarrje ndaj sanksioneve të vendosura për sulmin e saj të vazhdueshëm ushtarak ndaj Ukrainës.

Lexo më shumë  Ndërpriten mijëra fluturime – Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Dymbëdhjetë shtete anëtare tashmë kanë ndërprerë furnizimin e tyre me gaz nga Rusia, pjesërisht ose plotësisht.

Si përgjigje, BE-ja është zotuar tashmë të mbushë kapacitetet e depozitimit të gazit në të paktën 80% përpara 1 nëntorit, por shqetësimet po rriten se do të jetë një detyrë e vështirë pasi Rusia siguron 40% të gazit të importuar të bllokut dhe infrastruktura për të marrë gaz natyral të lëngshëm nga burimet alternative mungon në masë të madhe.

Gazprom, kompania shtetërore ruse e gazit, paralajmëroi gjithashtu këtë javë se furnizimet e saj nëpërmjet Nord Stream 1, tubacioni përmes të cilit rreth një e treta e tranzitit të gazit rus drejt Evropës, do të pakësoheshin më shumë kur të rifillojnë operacionet të enjten, pas një pushimi 10-ditor për  mirëmbajtjen e infrastrukturës së gazit.

Komisionerja Evropiane për Energjinë Kadri Simson u tha gazetarëve se kapacitetet e ruajtjes së gazit në BE tani janë mbushur me rreth 65%, por se reduktimi i mëtejshëm i dërgesave të gazit rus do ta bëjë arritjen e objektivit prej 80% “shumë sfidues”.

“Rrezikojmë ta mbyllim këtë dimër me depo bosh, të cilat do të jenë të pamundura për t’u rimbushur në kohë për sezonin e ardhshëm të ngrohjes”, theksoi ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *