Bota

(VIDEO) Komandanti në Mariupol: Mbi 600 të plagosur pa mjekim, ujë e ushqim në fabrikën e Azovtsal-it

Një komandant ukrainas në qytetin e rrethuar të Mariupolit ka bërë një lutje urgjente në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook. Në videon e publikuar ai shprehet se në fabrikën e çelikut në Azovstal janë të strehuar më shumë se 600 civilë dhe luftëtarë të plagosur.

Serhiy Volyna, ushtrues i detyrës së komandantit të brigadës së 36-të të marinës, tha se nuk kanë mjekime dhe kushte për trajtim për të plagosurit, duke shtuar se qindra civilë, përfshirë fëmijë, po jetojnë në kushte josanitare, pa ushqim dhe ujë.

Lexo më shumë  Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

Ai po ashtu bëri një apel urgjent për evakuim të trupave dhe civilëve nga Mariupol si ai i Dunkirk-ut.

Rruga Press

Lexo më shumë  Cameron: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *