Lajme

Mehaj në “ISOA 2022”: Synimi kryesor i Kosovës është hyrja në NATO e BE

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, deklaroi në Shtutgart të Gjermanisë se Kosova ka për synim kryesor aderimin në NATO dhe BE.

Në fjalimin e tij në konferencën “ISOA 2022”, ministri Mehaj tha se situata destabilizuese e sigurisë në Rusi dhe Ukrainë, prek Evropën dhe Ballkanin.

Kosova mbështet fuqishëm Ukrainën dhe dënon pushtimin e Rusisë në Ukrainë. Ne qëndrojmë të vendosur përkrah partnerëve tanë dhe vlerave të demokracisë. Synimi kryesor i vendit tonë është anëtarësimi në NATO dhe BE. Kjo çështje shkon përtej politikës, ky është përafrim i natyrshëm me vlerat që ne, populli i Kosovës i përmbahemi”, tha Mehaj.

Lexo më shumë  Xhaferri: 368 vdekje më shumë se lindje në 3 muajt e parë të 2026 në Shqipëri!

Mehaj theksoi se Kosova ka krijuar 10 zona të lira ekonomike që ofrojnë lokacion të favorshëm gjeografik, mjedis të favorshëm biznesi, kosto më të ulëta operative, infrastrukturë të gatshme për shfrytëzim, dhënie me qira të lokaleve afariste dhe kushte të tjera të favorshme.

“Për këtë arsye, ftoj secilin prej jush të vini në Kosovë dhe të shihni potencialin për investime dhe mundësitë për bashkëpunim”, tha ai.

Lexo më shumë  Shaip Kamberi në parlamentin serb kërkon hetim për 135 shqiptarët e vrarë në APJ: E kaluara e përgjakshme pengon besimin te ushtria serbe

Gjatë kësaj konference, ministri Mehaj do të takohet edhe me personalitete të shquara ushtarake amerikane, liderë të kompanive të njohura të industrisë së mbrojtjes amerikane, ekspertë etj.

ISOA është asociacioni i prodhuesve më të mëdhenj amerikanë të industrisë së mbrojtjes.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *