Lajme

(VIDEO)/Dalin pamjet, makina e Lulzim Bashës hyn “fshehtas” në SPAK, kreu i PD po merret në pyetje nga prokurorët belgë për dosjen “Toyota Yaris”

Lapsi.al siguron video teksa makina e Lulzim Bashës është futur në godinën e SPAK, ku kreu i PD-së së vulës, po merret në pyetje nga prokurorët belgë për cështjen e famshme të parave të ngarkuara në “Toyota Yaris”.

Makina e Bashës është futur në hyrjen e pasme të godinës së SPAK për t’iu shmangur mbase edhe syrit të mediave. Prej 3 ditësh grupi i prokurorëve belgë ndodhen në Tiranë për hetimet e nisura 4 vite më parë për ngarkesën me miliona euro që mbërriti në vendin tonë nga porti i Durrësit. Lulzim Basha e paralajmëroi këtë ngarkesë gjatë fjalës së tij në Kuvend disa ditë më parë se paratë të mbërrinin.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët

Ndërkohë burime nga SPAK thonë se kreu i opozitës së vulës nuk është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare, por është në SPAK për llogari të prokurorëve belgë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *