Bota

Në Portugali mbi 200 akuza kundër Kishës Katolike

Pas letrës së ndjesës të Joseph Ratzinger, tema e abuzimit seksual në Vatikan ka mbërritur në programin italian “Fuori dal Coro”, duke sjellë dëshminë e një murgeshë franceze, e cila rrëfen pas disa kohësh, vitet e ngacmimeve seksuale nga një prift.

“Ai bëri atë që donte me trupin tim dhe dhuna zgjaste orë e orë të tëra. Kishte gjëra që ishin vërtet perverse dhe nuk mund të rebeloja, isha pothuajse i paralizuar. Ishte e neveritshme. Prifti më thoshte se isha një dhuratë nga Zoti”, kujton gruaja.

 Në rërfimine  saj murgesha franceze emri i së cilës nuk bëhet i ditur shprehet se: “Do të doja që ky tmerr të merrte fund”.

E vetëdijshme se prifti që e lëndoi vazhdon të kryejë detyrën e tij, ajo thekson: “Ky vend nuk më përket mua”.

Lexo më shumë  Kryeministri polak thotë se Polonia do të ndërtojë fortifikata në kufirin lindor

Ndërkohë akzuat për abuzim seksual të kishës katolike kanë përfshirë edhe Portugalinë, ku janë regjistruar 200 akuza  për abuzim seksual të fëmijëve. Sipas një komiteti special, akuzat janë bërë nga njerëz të lindur midis 1933 dhe 2006.

Zyrtarët e kishës portugeze thanë dy vjet më parë se autoritetet kishin hetuar vetëm dhjetëra akuza për abuzim seksual që përfshinin priftërinj portugezë që nga viti 2001. Më shumë se gjysma e këtyre rasteve u pushuan sepse hetuesit e kishës vendosën se nuk kishte prova të mjaftueshme për t’i ndjekur ato.

Por Komiteti i Pavarur për Studimin e Abuzimit të Fëmijëve në Kishë u krijua në janar për të shqyrtuar akuzat historike.

Komiteti laik prej gjashtë personash tha se kishte marrë raporte nga 214 persona gjatë muajit të parë të punës.

“Kjo vuajtje është e lidhur me ndjenjat e turpit, frikës, fajit dhe vetëpërjashtimit,” tha komiteti në një deklaratë të enjten.

Shumë nga akuzat tregojnë një mundësi të fortë që fëmijë të tjerë mund të kenë qenë viktima të të njëjtit abuzues, shtoi ai.

Disa nga akuzat anonime erdhën nga shtetas portugezë që tani jetojnë në Kanada, Francë, Luksemburg, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Autoriteti do t’i raportojë gjetjet e tij në Konferencën e Peshkopëve Portugezë në fund të vitit përpara hetimeve të mundshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *