Bota

SHBA-ja dërgon katër avionë bombardues në Angli

Katër avionë bombardues B-52 kanë mbërritur të enjten nga SHBA-ja në stacionin e Forcave Ajrore Mbretërore në Gloucestershire të Anglisë.

Jeffrey Lee Harrigian, komandanti i Forcave Ajrore të SHBA-së në Evropë, ka thënë se mbërritjet e planifikuara prej kohësh po përkojnë me një “mjedis të sigurisë globale gjithnjë në ndryshim”.

Lexo më shumë  Hungaria ndalon programin shumëmilionësh të Orbanit dhe Dodikut për Republikën Srpska

Ndërkohë, në një deklaratë, ushtria amerikane ka thënë se “rotacionet e bombarduesve përforcojnë angazhimin e SHBA-së ndaj aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të koalicionit për të ruajtur sigurinë dhe sovranitetin kolektiv”.

Muajve të fundit janë shtuar tensionet rreth Ukrainës si pasojë e vendosjes së rreth 100 mijë trupave ushtarake ruse në kufirin me këtë shtet.

Rusia e ka mohuar se synon ta pushtojë Ukrainën, derisa ka thënë se dërgimi i këtyre trupave është në kuadër të stërvitjeve ushtarake.

Lexo më shumë  JD Vance distancim nga Trumpi?

Mirëpo SHBA-ja dhe aletatët e saj e kanë paralajmëruar Rusinë për sanksione nëse bën pushtimin e Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *