KryesoreLajme

(Video) Amnistia fiskale/ Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës braktisin sallën në mënyrë demonstrative kur Rama e merr fjalën

Ambasadorja e Francës Elizabet Barsac dhe ai i Gjermanisë, Peter Zingraf qenë të ulur në rreshtin e parë të të ftuarve në takimin e organizuar nga qeveria për amnistinë fiskale.

Ata kanë dëgjuar të flasë ministren e Financave, Delina Ibrahimi, zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe një barrister nga Britania e Madhe për amnistinë, specifikat e ligjit dhe përfitimet nga nisma.

Por sapo fjala iu dha Edi Ramës, të dy ambasadorët janë çuar në këmbë dhe kanë braktisur takimin.

Ky moment është kapur nga regjia e kryeministrisë për pak sekonda dhe pastaj është përpjekur ta censurojë largimin demonstrativ të ambasadorëve.

Lexo më shumë  Aktivisti nga Lugina, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Rama duket se ka mbetur keq dhe pas një shtangje për disa sekonda ka nisur t’u flasë ambasadorëve në mungesë. Në fjalën e tij, kryeministri ka kërkuar respekt nga ndërkombëtarët, që nuk mund ta trajtojnë Shqipërinë si një vend armik.

‘Miqve dhe partnerëve europianë dua t’u them që respekti reciprok është ai që me respekt mund të refuzohet çdo ide, por ta trajtosh Shqipërinë si një vende armiqsh, ndërsa amnistia është bërë në të gjitha vendet që na japin mësim, kjo nuk është asgjë e drejtë, asgjë e duhur që tregon respektin pa kushte që ka Shqipëria ndaj partnerëve të saj’ u shpreh kryeministri në fjalën e tij.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Organizata nga brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe përfaqësues të vendeve të BE-së janë shpreur kundër amnistisë fiskale, që i hap derën pastrimit të parave të krimit dhe korrupsionit, por reagimet e mëparshme të dhomave të tregtisë Rama i ka quajtur ‘fletërrufe’.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *