Bota

Vendet më të fuqishme në botë do të shpallin sot një vendim të rëndësishëm për naftën ruse

Vendet anëtare të G7-s kanë planifikuar të shpallin një tavan mbi çmimin e naftës së papërpunuar ruse të mërkurën, raporton Politico.

Ideja është amerikane, pasi BE-ja mori një vendim pranverën e kaluar për të ndaluar importin e naftës ruse, i cili duhet të hyjë në fuqi më 5 dhjetor (në shkurt hyn në fuqi ndalimi i importit të derivateve).

Në fillim, SHBA-ja shqyrtoi opsionin e përcaktimit të kufirit të sipërm të çmimit në rreth 40 dollarë, por shpejt hoqi dorë, sepse ekzistonte frika se pas kësaj Rusia mund të ndalonte furnizimin në tregjet botërore, gjë që do të shkaktonte ngritje të çmimit.

Lexo më shumë  Lukashenko: Në Bjellorusi janë dislokuar dhjetëra armë bërthamore ruse

Informacionet e fundit thanë se çmimi mund të jetë rreth 60 dollarë, që korrespondon me nivelin në të cilin është planifikuar buxheti rus. Ndërkohë, OPEC+ njoftoi ulje të prodhimit ditor.

Kufiri i çmimit synohet si një mjet për të parandaluar kompanitë e transportit detar dhe siguruesit nga transportimi i naftës ruse që do të shitej me një çmim më të lartë.

Lexo më shumë  Rusia vë veton ndaj rezolutës së OKB-së të mbështetur nga SHBA-ja që ndalon armët bërthamore në hapësirë

Pengesa kryesore për shmangien e sanksioneve është sigurimi i ngarkesave dhe anijeve, i cili më së shumti bëhet në Londër, e cila zbaton sanksione kundër Rusisë.

Vendet anëtarë të G7-s janë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *