Bota

Vazhdojnë trazirat në Suedi pas djegies së Kuranit

Tre persona u lënduan nga plumbat e policisë në Suedi, në përleshjet që nxiti djegia e Kuranit.

Përleshjet nisën të premten dhe po vazhdojnë në qytetin Norrkoping, mes grupit ekstrem të djathtë që planifikoi djegien, atyre që po e mbrojnë Kuranin dhe policëve që po tentojnë të qetësojnë situatën, raportoi Reuters të hënën.

“Tre persona janë goditur dhe tash po trajtohen në spital. Të plagosurit janë arrestuar”, deklaroi policia nëpërmjet një komunikate, duke shtuar se asnjëri nuk është në rrezik për jetë.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se rusët kanë humbur 1,380 ushtarë dhe 15 tanke në 24 orët e fundit

Përleshjet janë zgjeruar edhe në qytete të tjera. Është raportuar për disa automjete të djegura e dhjetëra protestues të arrestuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *