Bota

Kryeministri italian: Evropa mund të zvogëlojë varësinë e saj nga energjia ruse

Kryeministri italian Mario Draghi ka deklaruar se Evropa mund të kufizojë varësinë e saj nga energjia ruse përmes diversifikimit në një kohë relativisht të shkurtër.

Draghi ka shtuar se Evropa po e financon Rusinë duke blerë naftën e saj.

“Ne nuk duam të varemi më nga gazi rus, sepse varësia ekonomike nuk duhet të bëhet vartësi politike. Për ta bërë këtë, ne duhet të diversifikojmë burimet e energjisë dhe të gjejmë furnizues të rinj”, tha Draghi.

Lexo më shumë  Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

I pyetur rreziqet e ngadalësimit të prodhimit industrial në rast të mungesës së gazit gjatë dimrit të ardhshëm, ai tha se Italia ka një strukturë magazinimi gazi dhe se ka marrë gaz të ri nga furnizues të tjerë.

“Edhe sikur të merreshin, masat do të ishin të buta”, ka theksuar ai, duke shtuar se kjo do të nënkuptonte uljen e ngrohjes me një deri në dy gradë e të ngjashme kur bëhet fjalë për ftohjen përmes ajrit të kondicionuar.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *