Bota

“Vasali i Putinit” e quan masakrën e Buchas një “operacion të veçantë britanik”

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka folur për masakrën e Buchas.

Ai e ka quajtur masakrën “operacion të veçantë psikologjik të kryer nga britanikët”.

“Nëse keni nevojë për adresa, fjalëkalime, targa, marka makinash dhe me çfarë automjetesh kanë ardhur dhe si e kanë bërë këtë, FSB-ja ruse mund t’ju japë këtë informacion”, ka thënë Lukashenko në konferencë për media, raporton BBC.

Lexo më shumë  Kancelari gjerman, Scholz ia rikujton Vuçiqit zotimet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Lukashenko ka vazhduar të insistojë se Rusia kishte të drejtë që sulmoi Ukrainën.

“Nëse Rusia do të vononte operacionin qoftë edhe vetëm pak, atëherë do të vinte një sulm në territorin rus”, tha Lukashenko.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *