Bota

Varianti me 32 mutacione, alarmohet Evropa. Për kë vend mbylli kufijtë Italia sot?

Italia njoftoi se ka ndaluar hyrjen në vend për personat që vijnë nga Afrika Jugore, si dhe për për të gjithë udhëtarët të cilët kanë vizituar Afrikën gjatë 14 ditëve të fundit, për shkak të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit me 32 mutacione Botsvana, i cili po shkakton shqetësim global.

Bllokimi vlen për Afrikën e Jugut, Lesoto, Botsvana, Zimbabve, Mozambik, Namibi dhe Sëaziland.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha se shkencëtarët po studiojnë  variantin e ri B.1.1.529,  duke thënë se ne do të ndjekin rrugën e kujdesit maksimal.

Gjermania dhe Italia të premten iu bashkuan Britanisë në ndalimin e shumicës së udhëtimeve nga Afrika e Jugut, ndërsa qeveritë përpiqen të parandalojnë përhapjen e një varianti të ri Covid-19 me një numër të madh mutacionesh.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Në shenjë të alarmit në rritje, Bashkimi Evropian propozoi veçmas ndalimin e udhëtimeve nga Afrika Jugore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *