Lajme

“Sot hedhim hap konkret për hekurudhën Durrës-Prishtinë”

Rama ka quajtur prioritet tjetër hekurudhën Durrës-Prishtinë, për të cilën tha se është ëndërr e kahershme e që për të cilën sot do të merren hapa konkretë.

“Një tjetër prioritet, pas nisjes punës për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës nënshkruajmë një memorandum siç patëm dakorduar në takimin e mëparshëm për të filluar studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Është një ëndërr e kahershme dhe një ambicie nga të gjitha qeveritë. Sot jemi në hap të lehtësuar sepse hedhim hap konkret. Në varësi të studimit do të mundemi të prezantojmë këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani evropian i investimeve”.

Kreu i ekzekutivit të Shqipërisë shtoi se marrëveshjes që firmosin sot nuk do të mbesin vetëm në letër.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

“Këto marrëveshje që firmosim sot kanë një karakterisatikë që nuk janë marrëveshjet e radhës që rrezkojnë të mbesin në kalendat greke, por janë të bazuara në arritjen e një përfundimi të përbahskët se sot është nevoja për të zbatuar me shpejtësi ato masa që nga gjithë dakordësitë në letër të kalohet në realiztet në terren”, ka thënë ai.

Ndërkaq, tha se do krijohet edhe sekretariati koordinues i përbashkët qeveritar i zbatimit të marrëveshjeve.

Rama ka kërkuar dakordim që në mbledhjen e sotme dy qeveritë të merren vesh që dy shtetet të funksionojnë me një abetare që nga viti i ardhshëm.

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

“Në vitin e ardhshëm që është vit jubilar për pavarësinë e vendit tonë, të kemi gati abetaren e unifikuar. Abetarja është libër themelor për këdo që hyn në rrugën e arsimit dhe prej shumë vitesh është libër që është trajtuar si tekst me shumë alternativa. Jemi dakorduar të kemi vetëm një abetare. Nëse biem dakord sot, të kemi një abetare të gjuhës shqipe në Shqipëri dhe Kosovë dhe pastaj këtë ta kemi në të gjitha hapësirat ku shkruhet dhe lexohet gjuha shqipe”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *