Bota

Ushtria ukrainase eliminon komandantin e batalionit ajror të Rusisë

Komandanti i batalionit ajror të Rusisë është vrarë. Lajmin e bëjnë të ditur forcat ukrainase të cilat lajmëruan se kanë eliminuar komandantin e batalionit të regjimentit të 104-të.

Bëhet fjalë për nënkolonelin Alexander Dosyagaev. Sipas njoftimeve të agjencisë Ukrinform, njoftimi është bërë nga Departamenti i Komunikimeve Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Lexo më shumë  Mercedes-Benz sinjalizon hyrjen në industrinë e mbrojtjes

Disa ditë më parë, Ukraina njoftoi po ashtu se kishte eliminuar komandantin e Ushtrisë së Kombinuara të Armëve të 49-ës, Yakov Ryezantsev. Sipas këshilltarit presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych, gjenerali rus u vra në frontin e luftë në Kherson.

Një numër i lartë ushtarësh të gradave të larta rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, që prej nisjes së luftës, 24 shkurt.

Lexo më shumë  Putini në telashe, Rusia më shumë po humb territore se po fiton në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *