Lajme

Votimi i emigrantëve, diaspora rezerva për zonën zgjedhore, të hapur për formatin

Ideja për krijimin e një zone të veçantë zgjedhore për emigrantët që votojnë jashtë vendit nuk gjeti mbështetjen e shoqatës Diaspora për Shqipërinë e Lirë, që e cilëson këtë si një qasje që krijon edhe ndasi mes shqiptarëve.

Në një intervistë për A2 CNN, Bledar Milaqi nënvizoi se një zonë e vetme dobëson peshën e votës së emigrantëve: “Idenë e krijimit të njësisë së 13 e hedhim poshtë sepse krijon klasifikimin “ju shqiptarët e diasporës” dhe nuk reflekton rëndësinë që ka vota e diasporës në bazë të shifrave duke pasur parasysh se kemi gati gjysmën e votuesve që ndodhet jashtë Shqipërisë dhe sipas Alibeajt, kjo do të reflektohej në një njësi që nxjerr deri në 3-4 deputetë dhe nuk reflekton rëndësinë dhe ndryshimin që duhet”.

Lexo më shumë  ‘Rikthim në epokën komuniste’/ Gazeta belge: Studentët dalin sërish në rrugë kundër Edi Ramës

Nënkryetarja e Këshillit Koordinues të Diasporës, Anila Hyka, thekson rëndësinë e nisjes së procesit të votimit të emigrantëve, por është e hapur ndaj idesë së një zone të posaçme: “Si fillim, të implementohet kjo mënyrë që është akualisht dhe paralelisht me këtë të punohet për mënyrën se si të përfaqësohet diaspora me deputetët e vet në Parlament, por duhet filluar sa më shpejt”.

Duke marrë parasysh vështirësitë që do sillte votimi me prezencën fizike të qytetarëve në qendrat e përcaktuara, Milaqi propozon votimin me postë që aplikohet edhe nga Kosova, por nuk shprehu kundërshti për format digjitale të votimit: “Është modeli i votimit me postë. Kemi lobuar për një model më të thjeshtë. Regjistrimi i qytetarit nëpërmjet platformës eAlbania, ku të bëhet konfirmimi i regjistrimit ose identitetit. Ose mënyra e dërgimit të dokumentit me postë nga KQZ drejt qytetarit ose qytetari e shkarkon dhe e nis pastaj drejt KQZ”.

Lexo më shumë  Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin, po hetohet edhe rreth dyshimeve për përdorimin joproporcional të forcës nga disa punonjës së policisë së shtetit ndaj protestusve 

Hyka nuk e sheh me shqetësim mënyrën e votimit duke propozuar një format hibrid: “Unë do thoja që duhen lënë të hapura dy alternativat, nuk ka sistem perfekt”.

Vullneti politik mbetet një aspekt i rëndësishem për të vënë në jetë votën e emigrantëve dhe nisur nga kjo, diaspora për Shqipërinë e Lirë, nëpërmjet një deklarate për shtyp paralajmëroi se do ketë rezistencë për çdo përpjekje që synon t’u mohojë shqiptarëve jashtë vendit të drejtën e votimit.      

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *