Bota

Ushtria ukrainase eliminon komandantin e batalionit ajror të Rusisë

Komandanti i batalionit ajror të Rusisë është vrarë. Lajmin e bëjnë të ditur forcat ukrainase të cilat lajmëruan se kanë eliminuar komandantin e batalionit të regjimentit të 104-të.

Bëhet fjalë për nënkolonelin Alexander Dosyagaev. Sipas njoftimeve të agjencisë Ukrinform, njoftimi është bërë nga Departamenti i Komunikimeve Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Lexo më shumë  BE-ja jep 1.6 miliard euro për rimëkëmbjen e Palestinës

Disa ditë më parë, Ukraina njoftoi po ashtu se kishte eliminuar komandantin e Ushtrisë së Kombinuara të Armëve të 49-ës, Yakov Ryezantsev. Sipas këshilltarit presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych, gjenerali rus u vra në frontin e luftë në Kherson.

Një numër i lartë ushtarësh të gradave të larta rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, që prej nisjes së luftës, 24 shkurt.

Lexo më shumë  Zelensky akuzon JD Vance se “ka justifikuar disi veprimet e Putinit”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqhrenfrdeit