Bota

Ultimatumi i KE-së, qeveria serbe kërcënon Brukselin: Na lini të vendosim vetë ose do merrni një përgjigje që nuk do t’iu pëlqejë!

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, i është përgjigjur thirrjes së presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, e cila vendosi Serbinë përballë një zgjedhje kur tha se: “duhet të vendosë në anën e kujt do të qëndrojë, të BE-së apo Rusisë”.

Për mediet serbe, Vulin deklaroi se Serbia udhëhiqet nga shtetari i fundit i lirë u Europës, Aleksandër Vuçiç.

Serbia gjatë gjithë historisë së saj ka qenë objekt i shantazheve dhe ultimatumeve të shumta. Pyetja ka qenë gjithmonë në anën e kujt jemi. Serbia është në anën e saj, Serbia është në anën më të mirë të historisë, me të cilën njerëzit e zonjës von der Layen dhe shumica e popujve që përbëjnë Bashkimin Europian nuk mund të mburren. Serbia e udhëhequr nga burrështetasi i fundit i lirë i Evropës, Aleksandër Vuçiç, kështu që është në anën e saj. Serbia respekton vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare dhe kjo është arsyeja pse ne nuk e kuptojmë pse integriteti territorial i Ukrainës është i shenjtë, dhe integriteti i Serbisë jo. Ultimatumi fillon me një kusht dhe vazhdon me një tjetër. Le të vendosim sanksione ndaj Rusisë, le të njohim të ashtuquajturën Kosovë, le të lëmë Republikën Srpska, të jemi pjesë e saj dhe kur t’i përmbushim të gjitha këto, ja ku është në vitin 2033 dhe ndoshta do të jemi më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian“- tha Vulin.

Lexo më shumë  Kryeministri sllovak në gjendje të rëndë si pasojë e plagosjes me armë

“Nëse Aleksandër Vuçiç do të kishte pranuar të vendoste sanksione ndaj Rusisë dhe të njihte Kosovën, do të kishin harruar marrëzitë që përsërisin në media për diktaturën, mungesën e sundimit të ligjit dhe gënjeshtra të ngjashme. Deri në fillimin e konfliktit në Ukrainë, Bashkimi Evropian e cilësoi Kievin “një nga vendet më të korruptuara në Evropë”, dhe tani e shpallë atë vend kandidat. Lërini serbët të vendosin vetë dhe mos i kërcënoni me forcë, sepse mund të merrni një përgjigje që nuk do t’ju pëlqejë,” ka thënë Aleksandar Vulini.

Lexo më shumë  Eurodeputeti Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në Mal të Zi e BeH

Deklarata e Vulinit kuptohet se, më shumë se për vetë BE-në, është bërë për qëllime propagande brenda për brenda Serbisë. Ngjan shumë me deklaratat e Spiropalit për Ramën kur e quan atë Skënderbe. Ballkani i Hapur, përveç të tjerave, ka të njësuar edhe strategjinë propagandistike të qeverive serbe e shqiptare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *