Lajme

Kurti: Të mbijetuarat e dhunës seksuale kanë nevojë për përkrahjen tonë, u bën thirrje për aplikimin e statusit

Në shënim të Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, kryeministri Albin Kurti, po merr pjesë në tryezën e organizuar nga Zyra e Kryeministrit, në nderim të viktimave dhe të mbijetuar(a)ve të dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë.

Kryeministri Kurti me këtë rast tha se, të mbijetuarat dhe të mbijetuarit kanë nevojë edhe për përkrahjen tonë shoqërore për të kaluar stigmën që përballon në shoqëri.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

“Dhuna në vitin 1998-99 janë krimet më të tmerrshme që kanë shkatërruar shumë jetë kanë hapur shumë plagë. Vitin e kaluar Zoran Vukotiq është dënuar për herë të parë për dhunën gjatë luftës. Të mbijetuarat dhe të mbijetuarit kanë nevojë edhe për përkrahjen tonë shoqërore për të kaluar stigmën që përballon në shoqëri”, ka thënë Kurti.

Kreu i Qeverisë u ka bërë thirrje të dëmtuarave të bëjnë aplikimin për statusin.

“Na duhet drejtësi transzicionale dhe e kemi prioritet. Ju bëjë thirrje të gjithë burrave dhe djemve që të mbështesin gratë më shoqëri”, ka thënë Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *