Lajme

A po nis Vetingu në Kosovë? Kurti takon përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë

Me ftesë të Avokatit të Popullit, kryeministri Albin Kurti diskutoi me aktorët kryesorë të sistemit të drejtësisë në Kosovë në tryezën lidhur me “zgjidhjen efektive të zvarritjeve te procedurës gjyqësore – shkelja e së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm”.

Në hapje të tryezës, kryeministri Kurti theksoi vlerësimin pozitiv të Komisionit të Venedikut për reformat e synuara në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës, respektivisht për koncept-dokumentin e Qeverisë së Kosovës për Vetting në drejtësi dhe projektligjit të Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore

“Është bindje imja e thellë dhe e palëkundur se ne, edhe si shoqëri edhe si shtet, të gjithë së bashku dhe njëkohësisht secili në funksionin dhe me përgjegjësitë e veta, do ta arrijmë ta synojmë bashkërisht, suksesshëm ndërtimin e një shoqërie moderne me shtet të së drejtës ligjore dhe integrimin jo vetëm në Këshillin e Evropës, por edhe në NATO e në BE”, tha kryeministri Kurti.

Tutje theksoi se Qeveria është duke bërë përpjekje për përmirësimin e gjendjes së rëndë të trashëguar të papërgjegjshmërisë në institucione publike për respektimin dhe zbatimin e ligjit nga vetë  autoritetet publike.

“Po punojmë për krijimin e një politike kulturore, me angazhime të gjithanshme, e cila do të rezultojë me demokraci dhe gjithpërfshirje. Krejt kjo me qëllim të rritjes së besimit shoqëror në autoritetet publike”, tha Kurti.

Ai shtoi se të gjitha përpjekjet për krijimin e një kulture politike e juridike demokratike, domosdoshmërisht e shtrojnë një kërkesë të patjetërsueshme, për sinkronizim të veprimeve të të gjitha nënsistemeve në sistemin e përgjithshëm shtetëror, duke ruajtur pavarësinë funksionale të tyre sipas garancive kushtetuese të ndarjes së pushteteve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *