Bota

Ukraina do t’i marrë 1,5 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse

Ukraina do të pranojë në korrik 1,5 miliardë euro nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse, dhe 1,9 miliardë dollarë të tjera për lehtësimin e Ukrainës, ka deklaruar të martën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ne gjithmonë kemi thënë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për krimet e saj, dhe tani do ta bëjmë Rusinë që të paguajë”, ka deklaruar von der Leyen gjatë Konferencës së Rimëkëmbjes për Ukrainën në Berlin, raporton The Guardian.

Lexo më shumë  Pas trazirave të gjendjes ushtarake, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut

Ajo ka thënë se qëllimi i konferencës është që të shikohen nevoja urgjente të Ukrainës dhe të gjendet një “rrugë e besueshme drejt rilindjes së saj ekonomike”.

BE-ja muajin e kaluar arriti një marrëveshje për të konfiskuar fitimet nga asetet e ngrira të Rusisë për të financuar armët dhe ndihmën për Ukrainën.

Von der Leyen ka thënë se udhëheqësit e G7-s do të diskutojnë në një samit në Pulia të Italisë, këtë javë se si të përshpejtohet procesi që Ukraina të përfitojë nga të ardhurat që vijnë nga asetet e ngrira ruse.

Lexo më shumë  Shefi i forcave të armatosura britanike paralajmëron se bota është në prag të epokës së tretë bërthamore

Rruga Press

YouTube player