Lajme

Kurti u takua me përfaqësues të grupit të inovacionit “Yes-EU”

Në margjina të samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga The Economist Group, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me përfaqësues nga grupi i inovacionit “Yes-EU”.

Grupi “Yes-EU” është i njohur ndërkombëtarisht në fushën e inovacionit për projekte të ndryshme të zbatuara, të fokusuar dhe specializuar në projekte të energjisë, me theks në tranzicionin drejt energjisë së ripërtëritshme si dhe transportit të gjelbër.

“Kurti i uroi mirëseardhjen në Kosovë dhe shprehu mirënjohjen për interesimin e tyre për ta njohur vendin tonë dhe hulumtuar mundësitë për investime në vend. Kryeministri i prezantoi përfaqësuesit e “Yes-EU” me zhvillimin e progresin ekonomik që ka njohur vendi ynë në tri vitet e fundit e veçanërisht avancimet në fushën e energjisë dhe teknologjisë, përkatësisht investimet në këto sektorë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Qytetarë të shumtë në sheshin “Skënderbeu” në pritje të verdiktit të Hagës

Sipas njoftimit, ai shprehu përkushtimin e Qeverisë për investime të gjelbra me synim reduktimin e emetimit të karbonit dhe promovimin e mobilitetit të qëndrueshëm urban, me qëllim mbrojtjen e mjedisit.

Duke i ftuar që të investojnë në Kosovë, si një vend që ofron hapësirë të volitshme të zhvillimit, të prodhimit të energjisë së gjelbër dhe avancimit të teknologjisë, kryeministri i uroi grupit “Yes-EU” qëndrim të frytshëm e takime sa më produktive.

Lexo më shumë  Clark për dënimet në Hagë: S’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim

Rruga Press

YouTube player