Bota

“Ukraina do të korrë fitore”, eksperti britanik tregon se kur do të përfundojë lufta

Mike Martin, një studiues i luftës në King’s College në Londër, është shprehur se lufta në Ukrainë do të përfundojë në fund të verës 2023, duke shtuar se Ukraina do të jetë ajo që do të fitojë.

Duke folur për Times Radio, Dr Martin tha: “Me fitore, unë nënkuptoj dëbimin e ushtrisë ruse nga territori sovran ukrainas, duke përfshirë Krimenë dhe duke përfshirë Donbasin. Kështu e përcaktojnë fitoren ukrainasit”.

Ai shtoi se logjistika ishte çelësi i kësaj lufte, Ukrainës nuk i ka munguar ana logjistike pasi ka pasur mbështetjen e Perëndimit e cila e ka furnizuar vazhdimisht me municione dhe armë të përparuara.

Lexo më shumë  Dodiku e thot haptazi: Na ka mbetur edhe një luftë – çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Një tjetër arsyes që sipas tij solli tërheqjen e Rusisë nga Khersoni, ishte dëmtimi i urës së Kerçit e cila ishte pika kyçe e furnizimit të ushtrisë ruse dhe rrjedhimisht.

Logjistika është krejtësisht çelësi i luftës. Amatorët flasin për taktikat dhe profesionistët flasin logjistikën. Kjo është në të vërtetë ajo që ukrainasit kanë vendosur të bëjnëNë gusht, presidenti Zelenskyy tha që nga shtatori ne do të fillojmë të shtyjmë për të marrë Kherson. Ja ku jemi, dy muaj më vonë, dhe rusët po tërhiqen nga Kherson. Ajo që ukrainasit kanë bërë shumë, shumë sistematikisht gjatë dy ose tre muajve të fundit është se ata rrëzuan urën e Kerçit, e cila ishte një linjë kryesore furnizimi. Ata kanë sulmuar depot hekurudhore, deponitë e karburantit, linjat hekurudhore. Një ushtri që nuk furnizohet nuk mund të mbrohet, dhe kështu rusët janë detyruar të tërhiqen,” u shpreh ai.

Dr Martin arriti në përfundimin se lufta ka të ngjarë të “përfundojë” në fund të verës 2023, pas një shtytjeje nga të dyja palët deri në mars dhe një “pauze dimërore“.

Lexo më shumë  Shefi i Pentagonit konfirmon pauzimin e dërgesës së armëve për Izraelin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *