Bota

Ushtria ruse fillon tërheqjen nga Kherson, forcat ukrainase përparojnë 7 km dhe rimarrin disa zona në jug

Ditën e djeshme, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka lajmëruar se do të tërheqë trupat e saj nga rajoni i Khersonit.

Ndërsa ditën e sotme, ushtria ruse njoftoi se ka filluar të tërhiqet nga zonat e provincës Kherson, objektivi i një kundërsulmi nga forcat ukrainase në pjesën jugore të vendit, për t’u rigrupuar në bregun lindor të Dnieper.

“Njësitë e trupave ruse po lëvizin në pozicione të paracaktuara në bregun e majtë të lumit Dnieper, bazuar në planin e miratuar”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Lexo më shumë  Ministri francez i Mbrojtjes: Një ‘forcë e reagimit të shpejtë’ evropian mund të krijohet që në vitin 2025

Ndërkohë, shefi i ushtrisë ukrainase, Valery Zaluzny, tha sot se forcat ukrainase përparuan shtatë kilometra në dy drejtime në pjesën jugore të vendit dhe morën nën kontroll 12 vendbanime të reja në 24 orët e fundit.

“Ne ende nuk mund të konfirmojmë apo mohojmë informacionin për të ashtuquajturën tërheqje të forcave pushtuese ruse nga Khersoni. Ne po vazhdojmë operacionin e sulmit në bazë të planit tonë”, ka thënë ai në Telegram.

Lexo më shumë  Nga dollarët, te municionet, armët dhe dronët, shpallet nesër paketa e ndihmës 6 mld USD për Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *