Lajme

Kurti dhe Osmani takohen me Macronin, paralajmërohet mundësia e një takimi trepalësh edhe me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osman janë takuar në Paris me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, pasdite të enjten.

Ka mundësi që sonte të zhvillohet një takimi trepalësh edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nga mediat serbe është paralajmëruar një takim paraprak i Vuçiqit me presidentin Macron.

Osmani e Kurti gjenden në Paris për Forumin e Paqes.

Nga Bashkimi Evropian është paralajmëruar që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, do të takohet të premten në takime ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *