Bota

Ukraina befason Rusinë/ Inteligjenca e Mbrojtjes ndan pamjet e operacionit special në platformat e naftës në Krime

Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës ka shpërndarë pamjet e operacionit special të platformave të shpimit të gazit dhe naftës në Detin e Zi pranë Krimesë së pushtuar, të njohura si Kullat e Bojkos.

Sipas mediave ukrainase, përcjell Rruga Press, pamjet tregojnë operativët ukrainas duke lëvizur në zonën ujore me gomone, duke kryer një operacion pastrimi në platformat e kapura dhe duke çmontuar asetet e zbulimit të rusëve, si dhe ndeshen me avionë rusë.

Lexo më shumë  Hungaria zgjedh për president ish-kryetarin e Supremes, Andras Baka

Është filmuar edhe evakuimi i një ushtari ukrainas me pseudonimin Konan, i cili ra në det dhe kaloi 14 orë në det të hapur.

YouTube player

Rusia pushtoi Kullat Bojko në vitin 2015 dhe i ka përdorur ato për qëllime ushtarake që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, veçanërisht si vende uljeje helikopterësh dhe për vendosjen e pajisjeve të radarit.

Lexo më shumë  Thatësira e rëndë në Francë/ Gati 70% e territorit nën kufizime për përdorimin e ujit

Rruga Press

YouTube player