Lajme

Prokuroria bëhet qesharake, ndryshon akuzën për fisin Rraja, ja për çfarë do të hetohen të arrestuarit

Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar akuzën për anëtarët e fisit Rraja të cilët dhunuan në mënyrë brutale Bilibil dhe Jashar Majën.

Në nisje të hetimeve, personat e përfshirë në këtë ngjarje u akuzuan për “plagosje të rëndë me dashje, në bashkëpunim”, por më pas Prokuroria ka vlerësuar se hetimi duhet të vijojë për  “plagosje të lehtë me dashje”.

Lexo më shumë  Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e FSK-së në mision ndërkombëtar stabilizues në Gaza

Sipas Prokurorisë ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve.

Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit.

Kujtojmë se dy kushërinjtë Maja u dhunuan nga fisi Rraja për shkak të punimeve në guroren në pronësi të Përparim Rrajës ku gjatë shpërthimit iu dëmtonin banesat banorëve të zonës.

Lexo më shumë  Kurti pret në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prevot

Në kërkim vijojnë të jenë 4 persona mes tyre edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist.

Rruga Press

YouTube player