Lajme

U.D. Presidentja Haxhiu dekreton 17 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

17 gjyqtarë me mandat fillestarë janë dekretuar sot në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Presidencës, nga gjyqtarët e dekretuar, 15 janë nga komuniteti shqiptar dhe 2 nga komuniteti serb.

“Gjatë ceremonisë së betimit në Presidencë, gjyqtarët e rinj u zotuan se do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, do të respektojnë etikën profesionale dhe do ta ushtrojnë detyrën e tyre me integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri”, thuhet  në njoftim.

Lexo më shumë  Kamberi: Pasivizimi i adresave, formë e rëndë diskriminimi institucional

Bëhet e ditur se Haxhiu theksoi se marrja e detyrës së gjyqtarit është përgjegjësi e madhe publike, sepse vendimet gjyqësore prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Ajo uroi që gjatë mandatit të tyre gjyqtarët të jenë të pavarur nga çdo ndikim politik, financiar apo personal, duke theksuar se drejtësia nuk negociohet.

Rruga Press

YouTube player